×
Zgjedhjet 2021

Limaj: Nisma pritet të marrë rreth 55 mijë vota

Insajderi
10 February 2021 - 23:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth gjendjes në teren sa i përket sondazheve.

Limaj ka thënë se beson që Nisma do të marrë rreth 50-55 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“E kam përmendur edhe më herët, në këto zgjedhje Nisma besoj se merr rreth 50-55 mijë vota”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ai ka folur edhe për sloganin “Me Çlirimtarët”, të cilin ka thënë se e kanë zgjedhur vetë qytetarët dhe jo Nisma Socialdemokrate.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark