×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

    Insajderi
    28 March 2024 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron kryeministri Albin Kurti.

    Limaj tha se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

    “Jo kur të thotë Albini, nuk jam i gatshëm kur të don Albini. Jep dorëheqje, atëherë po”, tha Limaj për RTV Dukagjini.

    “Pa opozitën s’mundet me shpërnda parlamentin. Këto gjëra i di mirë. Politika është profesion nuk është hobi. S’mundet kryeministri, vetëm kishte dhënë dorëheqje dhe kishim shku në zgjedhje”

    “Pa opozitën nuk mundet ta shpërndajë parlamentin, kurrë Kosovën s’mundet ta dërgon në zgjedhje pa votat e parlamentit”.

    Limaj theksoi se tashmë Kosova është në vit zgjedhor dhe se Kurti nuk duhet të vendos kur duhet të shkohet në zgjedhje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark