×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Limaj për Kurtin: Sjellje avanturiste, ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës e shtyu vendimin për targa

    Insajderi
    23 November 2022 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar si joserioz vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për shtyrjen e vendimit për targat.

    Limaj thotë se Kurti “ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës, e shtyu (vendimin) për 48 orë”.

    “Po ajo çka tha kryeministri jonë në Bruksel, ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës e shtyu për nja 48 orë. Kjo tregon joseriozitetin me sjellje avanturiste. Shkon prishesh me një pjesë të botës, e vjen këtu e tani thua në 12 të natës, po e lëmë në dorë të tjerve. Për mua janë dy momente, dy deklarata që jam i shqetësuar të kryeministrit…shqetësimi jem është ne pamë në Bruksel që kryeministri i Kosovës i tha dy gjëra që nuk ka ditur opinioni i Kosovës. Kur po them opinioni i Kosovës, as opozitë, e kam përshtypje që edhe pozitë”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

    Pas dështimit të marrëveshjes të hënën në Bruksel, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova ka shtyrë vendimin për targa për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark