×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Projekti socialdemokrat i Nismës po përkrahet më të madhe nga qytetarët

    Insajderi
    06 October 2017 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj shprehet i bindur se partia të cilën ai e drejton do të jetë përcaktuese në zgjedhjet komunale të 22 tetor.

    Limaj i cili mban postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Haradinaj, ka thënë se sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës në disa komuna.

    Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve qe të shfrytëzojnë të drejtën për ndryshim të qeverisjes, pasi kjo iu ofrohet atyre vetëm një herë në katër vite.

    Krejt në fund, ai ka bërë thirrje qe të votohet projekti i Nismës dhe numri 31.

    Postimi i Limajt:

    Projekti socialdemokrat i Nismës për Kosovën po përkrahet në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

    Nga ajo që po shohim në terren fryma e ndryshimit e ka përfshirë gjithë vendin.

    Sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës në disa komuna ku presim ta konfirmojmë fitoren në zgjedhjen e 22 tetorit.

    Po ashtu, presim që të jemi përcaktues në balotazh në shumicën e komunave të Kosovës.

    U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë mundësinë e ndryshimit që u ofrohet një herë në katër vite.

    Ndryshimi nuk nënkupton vazhdimin e njëjtë të qeverisjes, por një qeverisje të përbashkët me qytetarët.

    Socialdemokratët do të jetë shumicë në Kosovë pas tre vitesh.

    Prandaj, votojeni Nismën dhe numrin 31.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark