Nisma Socialdemokrate gjatë së mërkurës ka mbajtur një takim elektoral në Komoran të Drenasit.
Atje ai bëri thirrje të votohet numri 121 ngase sipas tij slogani “Me Çlirimtaret” është me përfaqësuesit për këtë anë.
Ai tha se partitë tjera nuk i kuptojnë popullin dhe sakrificat e tyre, ndërkaq që para tyre dalin vetëm me premtime të rreme.
Përpara pjesëmarrësve ka folur edhe vëllai i Jakup Krasniqit, Abdyli, që është edhe kandidat për deputet, i cili kërkoi votën e drenicasve për të përfaqësuar zërin e tyre në Kuvend.
Nga Komorani, Nisma ka vazhduar takimin përmbyllës të ditës në Malishevë.
Nga aty, Limaj pati shumë kunja për kundërshtarët të cilëve mes tjerave ju tha se “ecin si inxhe”.