×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Si ministër kam lënë gjurmë, nxora Kosovën nga lloçi

    Insajderi
    08 February 2021 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur për të kaluarën e tij në ekzekutiv. Thotë se si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit bëri që Kosovën ta nxjerr nga balta.

    “Për dy vjet e gjysmë sa kam qenë ministër sigurisht se jam krenarë për faktin se janë vepra që shihen. Janë gjurmë”, thotë Limaj.

    Mendoj se detyra dhe përkushtimi i njërit është për të lënë gjurmë në angazhimet dhe projektet e tij. Kështu që unë me bashkëpunëtorët e mi kemi lënë gjurmë “, tha ai për RTK’në.

    “Siç e dini më 2007, Kosova ka qenë tërësisht në baltë, edhe Kosova e fshatit edhe Kosova rurale, edhe Kosova ndërurbane ka qenë me infrastrukturë të shkatërruar dhe ne me punë dhe entuziazëm kemi punuar për ta nxjerrë Kosovën nga balta dhe për t’i ofruar infrastrukturë dhe lidhje moderne dhe këtë e kemi arritur”, shtoi Limaj.

    “E kemi gjet Kosovën me 15 për qind infrastrukturë rrugore dhe e kemi kthyer me mbi 90 për qind. Është e dyta në rajon, pas Sllovenisë me infrastrukturë të zhvilluar’, theksoi Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark