×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Limaj: Vetëvendosja është duke e prish krejt çka kemi ndërtu për 20-vjet

    Insajderi
    15 July 2023 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka qenë i pranishëm sot në protestën e organizuar nga veternaët e UÇK-së para Qeverisë së Kosovës.

    Limaj për media ka thënë se krejt çka është ndërtu për 20 vjet, VV-ja është duke e prish për dy vite.

    Gjithçka që është ndërtuar për 20 vite, po shkatërrohet për 2 vjet! Përmes protestës së sotme shprehëm shqetësimin për gjendjën e vendit të udhëhequr nga ky grup njerëzish, sidomos me veprimet e fundit! Tashmë është e qartë se këtij pushteti i pengojnë jo vetëm veteranët, por çdokush që mendon ndryshe tentohet të shkatërrohet nga ky pushtet që po shkatërron shtetin dhe lirinë e Kosovës. Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar, prandaj do të gjejmë forma alternative për të shprehur pakënaqësitë, për t’ju thënë këtyre se këto gjëra nuk kalojnë, ato përgjime nuk kalojnë!” – ka shkruar Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark