Kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot zhvilloi takim me simpatizantët e kësaj partie në Vushtrri, raporton Korrespodenti.
Ai, përmes një Postimi në facebook, tha se rreshtimi me plotë dinjitet e krenari i përkrahësve të NISMA’s të shumtë në Vushtrri, krah kauzës “Me Çlirimtarët”, që po frymon sot kudo, është garancë që deputetët e kësaj partie në Parlament, do ta mbrojnë e promovojnë sakrificën e lavdishme të popullit tonë, të vendit tonë.
Postimi i plotë i Limajt në facebook:
Vushtrria, qyteti i vlerave dhe traditës, sot përmes një tubimi të jashtëzakonshëm tregoi qartë se, pas 14 shkurtit, zëri i Çlirimtarëve të 121-it do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Republikës sonë.
Rreshtimi me plotë dinjitet e krenari i përkrahësve tanë të shumtë në Vushtrri, krah kauzës sonë “Me Çlirimtarët”, që po frymon sot kudo, është garancë që deputetët tanë në Parlament, do ta mbrojnë e promovojnë sakrificën e lavdishme të popullit tonë, të vendit tonë.
Faleminderit Vushtrri për gatishmërinë tuaj për të votuar numrin 121, numrin e Nismës dhe numrin e fitoreve të Çlirimtarëve.