×
Show / Fashion

Lind fëmija me dy dhëmbë të rritur

Insajderi
07 May 2019 - 15:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për herë të parë, nëna e një fëmije të porsalindur ishte shokuar kur e zbuluar se foshnja e saj kishte lindur me dy dhëmbë, tërësisht të zhvilluar, e cila e zbuloi këtë fakt vetëm pasi që e ushqeu foshnjën për herë të parë.

Nerissa Woodward, nga SHBA’ja, vajza e së cilës Emilia Harper Jaymes Bridge, ishte lindur gjatë dhjetorit, tha se madje as doktorët “nuk e kishin vërejtur atë”. Shfaqja e dhëmbëve tek foshnjat e sapolindura, ndodh sipas statistikave 1 në 2000 raste. Dhëmbët e lindjes zakonisht shfaqen tek pjesa e përparme e nofullës, por me kalimin e kohës mund të bien për shkak të organizmit të foshnjave.

Dhëmbët mund të bien nga ushqimi me gji, për shkak të përmbajtjes së qumështit i cili e ka ndikimin e vet në rënjen e dhëmbëve tek foshnjat. E kjo sipas doktorëve është mënyra më e mirë e natyrale.“Asaj ia hoqëm dhëmbët pak orë pasi lindi” tha nëna e foshnjës. “Ata vendosën ujë me sheqer në gishtin e tyre, në mënyrë që t’ia heqin njërin, ndërsa tjetri ra vet për shkak se nuk qëndronte dot pa mbështetje. Nuk kishte nevojë që ta vendosnim në gjumë. Por sa herë që i tregoj njerëzve fotografi të saj me dhëmbë, ata quditen, për shkak se zakonisht dhëmbët fillojnë të dalin pasi fëmija t’i mbush 6 muaj” tha Wodward, nëna e Emilias.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark