×
  • Showbiz
  • Show

    Lind konspiracioni i parë në Big Brother, Gani Gërmia: Michael Jackson është gjallë

    Insajderi
    22 October 2023 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me të nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova banorët pjesëmarrës kanë nisur të marrin vëmendje.

    Ata po komentohen pothuajse për secilin debat apo veprim brenda shtëpisë së famshme dhe as një diskutim i tyre i fundit nuk ishte më ndryshe, shkruan Telegrafi.

    Disa prej tyre gjatë ditës së sotme (e diel) kanë qëndruar në oborrin shtëpisë ku edhe kanë diskutuar për tema të ndryshme.

    Mes banorëve që mori vëmendje me debatin ishte edhe Visar Dërmaku, i njohur ndryshe edhe si Gani Gërmia, i cili u shpreh se ai mendon që ylli i ndjerë i muzikës ndërkombëtare, Michael Jackson është gjallë.

    Ai iu referua një interviste të miqve të artisti që kishte ndjkeur kohë më parë, e për të cilën ishte i bindur në teorinë e tij.

    “Shikojeni intervistën e mikut të tij të ngushtë, ai ashiqare është Michael Jackson në formën se si iu drejtonte kamerës. Po t’ia shohësh sytë dhe reagimet, ai ashiqare është Michael Jackson, pse është e vështirë që ne të kuptojmë kaq”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark