×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi e fton në Inter Miami yllin e Real Madrid-it

    Insajderi
    02 October 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-lojtari i Real Madridit, Pedja Mijatovic, ka zbuluar se e ardhmja e Luka Modric në Real Madrid mund të jetë lëkundur.

    Gazeta spanjolle “AS” raporton se kroati ka disa ofertues dhe njëri prej tyre është klubi i MLS, Inter Miami, dhe se Modric e ka dëgjuar propozimin e tyre tashmë. Gjatë pushimit të fundit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, Modric dhe David Beckham, bashkëpronar i klubit amerikan, u takuan dhe hëngrën drekë.

    “Ai ka marrë oferta nga Shtetet e Bashkuara, nga shumë ekipe dhe nga kjo në veçanti. Ai tashmë kishte një nga Arabia Saudite, por donte të qëndronte në Madrid”, shpjegoi Mijatovic.

    Messi's Barcelona exit will allow other players to become stars - Modric |  Goal.com Singapore

    Lionel Messi gjithashtu raportohet se është i interesuar për mundësinë që Modric t’i bashkohet klubit. Raporti shton se mesfushori veteran tashmë e ka bërë të qartë se ka vënë re një ndryshim në rolin e tij te Real Madrid dhe se është i gatshëm të ndryshojë ambient.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark