×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi zgjidhet lojtari i vitit tek Inter Miami

    Insajderi
    13 November 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli argjentinas, Lionel Mesi zbarkoi tek Inter Majemi në korrik të këtij viti.

    Falë tij skuadra arriti të merrte Kupën e Ligës dhe të kualifikohej në Kupën Open US (por humbi kundër Hjuston për shkak të mungesës së Mesit).

    “Pleshti” nuk ishte në gjendje të sillte skuadrën e Floridës në play-offin e MLS.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi i Bekamit njoftoi se numri 10 është zgjedhur lojtari i vitit 2023.

    Në 14 ndeshje ai shënoi 11 gola dhe 8 asistime, duke u bërë shpejt një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë.

    Ndërkohë golashënuesi më i mirë historik i Inter Majemit me 29 gola të shënuar është Gonzalo Higuan, por që Mesi synon ta thyejë rekordin e bashkëkombësit të tij në vitin 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark