×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Liqeni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    31 August 2021 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shorti i “Main Round” ka bërë që kampioni i Kosovës, Liqeni të udhëtojë në Ukrainë.

    Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i “Main Round” i Ligës së Kampionëve që do mbahet në javën e fundit të muajit tetor, shkruan FrontOnline.

    Liqeni është vendosur në grupin 6, grup jo edhe i lehtë, pasi do të ketë të bëjë me disa skuadra të forta.

    Nikoqirë janë ukrainasit e Uragan Ivano-Frankivsk që në ranglistën e klubeve renditen në vendin 22.

    Në grup gjenden edhe rumunët e United Galati që në ranglistën e klubeve më të mira evropiane gjenden në vendin e 15.

    Araz Naxçivan kompletojnë grupin e që në ranglistën e klubeve më të mira evropiane renditen si të 25 -tit.

    “Pavarësisht rrugës së gjatë dhe grupit jo të lehtë, skuadra jonë do i çaset me seriozitetin maksimal përgatitjeve dhe paraqitjeve në kuadër të këtij rundi. #ForcaLiqeni”, thuhet në njoftimin e klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark