Liridon Kukaj sot është pensionuar nga futbollit aktiv, duke zhvilluar ndeshjen e fundit të karrierës me klubin KF KEK-u, shkruan Insporti.com.
Kukaj, sot zhvilloi ndeshjen e tij në fundit të karrierës së tij në ndeshjen e Kupës të Kosovës me skuadrën e KEK-ut kundër Trepçës.
Pensionimin e tij e ka bërë të ditur drejtori i klubit, Enis Nasufi, i cili ka publikuar një fotografi me Kukajn në rrjetin e tij social Facebook.
Klubi “elektricist” i ka bërë dhuratë një fanellë me numrin e tij si shenjë falemnderimi për kontributin e tij në vitet e fundit në klub.
Kukaj ka një karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës, pasi ka luajtur për klube të ndryshme, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës dhe tashmë klubi i shuar, Gramozi.
Ai momentet më të mira të karrierës i kaloi me FC Prishtina, me të cilen fitoi titullin e kampionit, Kupën e Kosovës.