18:11 - 26 Janar 2023

Para pak çastesh është liruar aktivisti , Milot Krasniqi, i cili sot u arrestua sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai tha se ai që duhej arrestuar është ambasadori Berishaj.

“Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike. Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë”, shkroi Krasniqi.

https://www.youtube.com/watch?v=5fQcf7jvsKw

“I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj”, përfundoi ai.

Aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë gjuajtur me dinarë të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Koraci, Martin Berishajn.

Ky aksion i tyre ka ndodh në punimet forumi ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, që po mbahet në Prishtinë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

All reactions:

235Zeq Hasi, Albatrit Matoshi dhe 233 të tjerë