×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lirohet nga burgu Ballist Morina

    Insajderi
    12 September 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është zhvilluar seancë gjyqësore për Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina. Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lërë të lirë Morinë.

    Ballist Morina u arrestua më 25 maj të këtij viti nga policia e Kukësit, teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Në një vendim të Gjykatës së Durrësit më 31 maj, u vendos që dënimi t’i konvertohej në shërbim prove. Tashmë ai është lënë i lirë.

    Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd. /

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark