Aktorja amerikane, Lena Dunham, të hënën është liruar nga spitali pasi ishte diagnostifikuar me sëmundjen e endometriozës.
Pasi lirimit nga spitali, Dunham ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të falënderuar fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhuruar.
“Faleminderit shumë për dashurinë tuaj. Jam liruar nga spitali dhe aktualisht po ndjehem mirë”, ka shkruar Dunham.
29 vjeçarja u dërgua drejt në sallën e operacionit të shtunën, pasi sipas saj ishte në një gjendje shumë të rëndë.
Lena Dunham është edhe prezantuese e një shoë-it në një televizion amerikan./Insajderi.com