×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lista e Europol me 45 personat më të kërkuar në Europë, mes tyre 2 shqiptarë

    Insajderi
    05 September 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Europol ka përditësuar së fundmi, listën me 45 personat më të kërkuar nga e gjithë Evropa.

    Të vetmit shqiptarë në listën “Most Wanted” janë Aleks Burreli, 55 vjeç, nga fshati Suç i Matit dhe Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra.

    Aleks Burreli, i cili njihet edhe me emrin Gani, është në kërkim ndërkombëtar nga Qipro për vrasjen e një biznesmeni qipriot, dhe jo vetëm, më 23 qershor 2016.

    Në atë kohë 55-vjeçari Burreli hapi zjarr drejt një tavoline në një restorant ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, duke e lënë të vdekur në vend bashkë me 2 persona të tjerë në tavolinë, dhe 2 të tjerë të plagosur. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vrarë Jani Vogli, në atë kohë 41 vjeç, bashkëpunëtor i Burrelit.

    Kurse Edinjo Pulti 37-vjeçari shkodran kërkohet të arrestohet nga Luksemburgu për tentativë vrasje. Më 2 gusht 2020 ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, u përleshën në qendër të qytetit.

    Sipas Europol, Pulti goditi disa herë me thikë dy persona, njërin prej tyre në bark.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark