×
  • Sport
  • Sport

    Lista e Kombëtares U19 për ndeshjet kualifikuese në Suedi

    Insajderi
    13 November 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës U19 nga 15 nëntori deri më 23 nëntor do të qëndrojë në Suedi, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Main Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

    Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 3, ku janë edhe Ukraina, Qipro dhe Suedia, si nikoqire e turneut kualifikues.

    Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi janë grumbulluar të shtunën dhe janë duke u stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali, teksa më 15 nëntor do të marrin rrugë për në shtetin skandinav. Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Ukrainës, më 17 nëntor, në orën 13:00 në “Nya Parken Stadium” nëNorrkoping.

    Më pas, më 20 nëntor, në të nëjtin stadium, Dardanët do të ballafaqohen me Suedinë, në orën 18:30, derisa ndeshjen e fundit e luajnë kundër Qipros, më 23 nëntor, në orën 18:00 në “Linkoping Arena Stadium” në Linkoping.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark