×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lista Serbe iu kthye Kuvendit – a po fsheh diçka “Nostradamusi” i Qeverisë

    Insajderi
    17 November 2022 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ashpër dhe i nervozuar u shfaq të mërkurën para gazetarëve, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. I sapo kthyer nga Brukseli ku kishte shkuar për të dialoguar me palën serbe, Bislimi me ironi tha se nuk është “Nostradamus” të dijë se çfarë do ndodhë ditëve në vijim.

    Ndërsa, sot ku po mbahet seanca e Kuvendit, e befasishme ishte prezenca e anëtarëve të rinj të Listës Serbe. Nëntë nga ta u betuan si deputetë të rinj, duke zëvendësuar kështu bashkëpartiakët e dorëhequr.

    Javë më parë, komuniteti serbë në shenjë pakënaqësie për mos shtyrjen e afatit për konvertimin e targave, dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet.

    Nga Lista Serbe deklaruan se nuk do të kthehen në institucione kosovare, nëse nuk ndryshon vendimi për targat. Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti edhe pas presionit ndërkombëtar nuk ndryshoi qëndrim sa i përket kësaj çështje.

    Por, pas takimit në Bruksel, të zv.kryeministrit Besnik Bislimi me drejtorin e zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në media u raportua se është arritur marrëveshje. Bislimi e mohoi një gjë të tillë, ndonëse pala serbe ende nuk është deklaruar zyrtarisht.

    I dyti i qeverisë, deklaroi se nuk ka pasur marrëveshje lidhur me targat.

    Vlen të theksohet se në raportimet jo zyrtare të mediave, thuhej se në Bruksel është arritur marrëveshje për shtyrjen e afatit për konvertimin e targave dhe kthimin e serbëve në institucione.

    Se a po e mban të fsheht qeveria Kurti një marrëveshje të re, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark