×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lista Serbe: Kërkuam që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Asociacioni i Komunave Serbe është një institucion i domosdoshëm për mbijetesën e popullit serb, e jo tekë e dikujt”, ka thënë Lista Serbe pas takimit në Ambasadën e ShBA’së në lidhje me Asociacionin, raporton Insajderi.

    Anipse qysh në nëntor të vitit të kaluar u dorëhoqën nga të gjitha institucionet e Kosovës, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, ata thanë se në takimin në ambasadën e ShBA’së ishin “si përfaqësues legjitim të popullit serb” në Kosovë.

    “U theksua qartë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit të 2013 dhe 2015”.

    Lista Serbe tha se në takim kanë theksuar se Asociacioni “duhet të ketë kompetenca ekzekutive”!.

    “Asociacioni duhet të jetë institucioni ombrellë për popullin serb që do të ruajë të drejtat individuale dhe kolektive të popullit tonë”, thotë Lista Serbe, siç e citoi KoSSev, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark