“Lista Serbe nuk do të luftojë vetëm për interesat e popullit serb, por Lista Serbe do të luftojë edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve, romëve dhe të gjithë njerëzve tjerë që kanë qëllim të mirë”. Kështu ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, më 15 janar, pasi që ka dorëzuar listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Duke u nisur pikërisht nga kjo deklaratë, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive (PDS), e cila po mbështet nismën qytetare të opozitës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë në zgjedhjet e ardhshme, thotë se Lista Serbe po përpiqet të “marrë” ulëset e rezervuara për komunitetet tjera pakicë në Kuvendin e Kosovës, duke u dhënë mbështetje subjekteve të caktuara politike të sapoformuara nga radhët e komuniteteve boshnjake, rome, ashkali dhe egjiptiane, si dhe gorane./periskopi.