Insajderi
Botë

LIVE: 9 persona të vdekur – njëri nga ta autor i vrasjeve

Insajderi
22 July 2016 - 23:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas mediave gjermane, i vdekuri i nëntë besohet se është njëri nga sulmuesit. Trupi i tij është gjetur rreth një orë më parë një kilometër larg nga qendra tregtare Olympia, ku ndodhi sulmi.

Mediat gjermane shkruajnë se trupi i personit të 9-të të vdekur është gjetur në një lum afër qendrës tregtare dhe besohet ta ketë vrarë vetën.

Një veteran i policisë, Oliver Bendixen ka thënë se trupi i gjetur besohet se është i njërit prej sulmuesve që hapi zjarr në qendrën tregtare.

Policia i është afruar trupit të pajetë me kujdes të shtuar pasi janë frikësuar se mund të ketë eksplozivë në çantën e tij. Policia gjermane akoma nuk ka konfirmuar këto informacione./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark