![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
01:30
NUMËROHEN 95 PËR QIND TË VOTAVE: KJO ËSHTË SITUATA E KOALICIONIT NISMA-AKR
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me rreth 5 mijë vota ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa janë numëruar mbi 95 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare.
Vetëvendosje ka arritur të marrë 195 mijë vota, ndërsa LDK 190 mijë vota, teksa janë numëruar 758 mijë vota në total.
Por, teksa kanë mbetur edhe 5 për qind të votave për t’u numëruar, koalicioni Nisma-AKR ka mbetur nën pragun zgjedhor. Momentalisht koalicioni Nisma-AKR numëron rreth 37 mijë vota, apo 4.93 për qind të votave.
00:20
NUMËROHEN MBI 90 PËR QIND TË VOTAVE: KY ËSHTË REZULTATI I ZGJEDHJEVE
Janë numëruar mbi 90 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare, teksa Lëvizja Vetëvendosje prin me 25 për qind të votave të fituara, apo 190 mijë vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 24 për qind të votave të fituara, apo 184 mijë vota, raporton Insajderi.
PDK është e treta, ndërkaq koalicioni PSD-AAK është e katërta.
23:59
NUMËROHEN 85% TË VOTAVE: MOMENTE DRAMATIKE PËR KOALICIONIN NISMA-AKR
Janë numëruar 84.22 për qind e votave, e sipas rezultatit preliminar, koalicioni Nisma – AKR del se nuk do ta kalojë pragun.
Koalicioni mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, ka rënë nën 5 për qind, e sipas këtij rezultati, Nisma e AKR-ja nuk do të mund të hyjnë në Kuvend.
Deri tash ky koalicion ka marrë 33.734 vota, ndërsa i duhen rreth 43.000 vota që të arrijë 5 për qindëshin.
23:15
NUMËROHEN 80 PËRQIND TË VOTAVE, KY ËSHTË REZULTATI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 80 përiqnd të votave në gjithë Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është duke pri e para me 166.893 ose me 26.02 përqind të votave.
Kurse e dyta është duke pri Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 160.571 ose me 25.03 përqind të votave, ndërsa e treta sipas këtyre rezultateve ka dal Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 135.668 ose 21.15 përqind të votave.
22:47
NUMËROHEN RRETH 75% TË VOTAVE – JA KISH PO PRINË
Tashmë janë numëruar afërisht 75% e votave të përgjithshme nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga numërimi i këtyre votave – Vetëvendosje po prinë me 25.93, e pasuar nga LDK me 25.23 dhe PDK me 21.37, shkruan Insajderi.
22:25
NUMËROHEN GATI 70 PËR QIND TË VOTAVE: KY ËSHTË REZULTATI
Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 2 mijë vota ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas numërimit të rreth 70 për qind të votave të zgjedhjeve nacionale në Kosovë.
Vetëvendosje ka arritur të marrë 140.938 vota, ndërkaq LDK ka rreth dy mijë vota më pak – 138.026 vota.
PDK është e treta, ndërsa koalicioni AAK-PSD në vendin e katërt.
Edhe koalicioni Nisma-AKR pritet ta kalojë pragun.
21:56
NUMËROHEN RRETH 60 PËR QIND TË VOTAVE: PRINË VETËVENDOSJE
Lëvizja Vetëvendosje prin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës pas numërimit të 59 për qind të votave.
Vetëvendosje, sipas numërimit zyrtar të votave, prin me rreth 300 vota më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pas numërimit të 462 mijë votave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 117.831 vota, ndërkaq LDK ndodhet e dyta me 117.589 vota të fituara.
21:45
NUMËROHEN 50 PËRQIND TË VOTAVE – KJO PARTI ËSHTË E PARA
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) deri më tani ka numëruar 50 përqind të votave, me ç’rast sipas këtyre rezultateve Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e para.
Pas LDK-së e dyta është Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas këtyre rezultateve LDK-ja deri më tani ka marr 96.781 të votave ose 25.13 përqind, LVV-ja ka marr 95.281 vota ose 24.74 përqind ndërsa PDK-ja deri tash gjithsej ka marr 85.479 vota ose 22.20 përqind të votave.
21:33
NUMËRON RRETH 45% E VOTAVE – PRINË LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Tashmë janë numëruar rreth 45% e votave të përgjithshme.
Nga rezultatet e para preliminare është duke prirë Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.26%, e pasuar nga Vetëvendosje me 24.44 duke vazhduar me PDK-në me rreth 22.61%, shkruan Insajderi.
21:19
NUMËROHEN MBI 40 PËR QIND TË VOTAVE: GARË E NGUSHTË NDËRMJET LDK DHE VV
Janë numëruar mbi 40 për qind të votave nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, nga të cilat prin LDK me 25 për qind të votave të fituara, ndërkaq Vetëvendosje ndodhet e dyta me 24 për qind të votave të fituara.
Nga 41.26 për qind të votave të numëruara nga KQZ, LDK numëron 77 mijë vota të fituara ndërkaq Vetëvendosje ka 73 mijë vota të fituara.
PDK ndodhet në vendin e tretë me 70 mijë vota të fituara.
Në vendin e katërt ndodhet koalicioni AAK-PSD me 13 për qind të votave të fituara, apo përkthyer në përqindje – 12.66 për qind.
21:08
NUMËROHEN 30% E VOTAVE – JA KUSH PO PRIN
Tani më janë numëruar rreth 30% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Tani për tani nga këto rezultate është duke prirë Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.34% të votave, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 23.06% dhe Partia Demokratike e Kosovës me 22.57, shkruan Insajderi.
21:05
NUMËROHEN 25 PËRQIND TË VOTAVE – NDRYSHON REZULTATI
Deri më tani janë numëruar rreth 25 përqind e votave të zgjedhjeve parlamentar, nga të cilat prijnë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Nga 25 përqind të votave PDK-ja ka marr 40.577 vota ose 22.62 përqind, VV-ja ka marr 40.374 vota ose 22.51 përqind ndërsa LDK-ja ka marr 45.365 vota ose 25.29 përqind.
Ndërsa koalicioni AAK-PSD, ka marr 24.244 vota ose 13.52 përqind, ndërsa koalicioni Nisma –AKR ka 9.653 vota 5.39 përqind.
Lista Serbe deri tash ka marr 11.494 vota ose 6.41 përqind.
20:55
NUMËROHEN 20 PËR QIND TË VOTAVE: GARË E NGUSHTË MES DY PARTIVE
Lidhja Demokratike e Kosovës prin pas numërimit të rreth 20 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare.
LDK, sipas numërimit zyrtar të KQZ-së, ka arritur të fitojë 25 për qind të votave pas numërimit të 20 për qind të tyre, ndërkaq Vetëvendosje është e dyta me 22 për qind të votave të fituara, e PDK në vendin e tretë me 21 për qind të votave.
Koalicioni AAK-PSD deri më tani numëron 14 për qind të votave të fituara, pas numërimit të 20 për qind të votave.
20:45
NUMËROHEN 13 PËRQIND TË VOTAVE – KJO PARTI ËSHTË E PARA
Deri më tani janë numëruar rreth 13 përqind e votave të zgjedhjeve parlamentar, nga të cilat prijnë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Nga 13 përqind të votave PDK-ja ka 18.803 vota ose 21 përqind, VV-ja ka 17.633 ose 20.28 përqind dhe LDK-ja, ka 21.232 ose 24.42 pëqrind.
Ndërsa koalicioni AAK-PSD, ka 12.343 vota ose 14.20 përqind, ndërsa koalicioni Nisma –AKR ka 4.644 ose 5.34 përqind.
Lista Serbe deri tash ka marr 7.932 ose 9.12 përqind.
20:30
NUMËROHEN 8 PËR QIND TË VOTAVE: PRIN LDK-JA, PDK-JA E DYTA
Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 22 për qind të votave të fituara, pas numërimit të 8 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK-ja është e dyta pas numërimit të 8 për qind të votave, me 20 për qind të votave të fituara.
Vetëvendosje është e treta me 18 për qind të votave të fituara, ndërkaq Lista Serbe ka fituar 12 për qind të votave në këtë fillim të numërimit të votave.
20:20
NIS NUMËRIMI I VOTAVE TË PARA NGA KQZ: KËTO JANË REZULTATET
Janë numëruar nga KQZ rreth 5 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat prijnë PDK dhe LDK me nga 21 për qind të votave të fituara.
Nga 5 për qind të votave të numëruara, PDK dhe LDK kanë arritur të marrin nga rreth 5 mijë vota, ndërkaq LDK ndodhet e treta me rreth 4 mijë vota, apo 16 për qind të votave të fituara.
Lista Serbe është e katërta, po ashtu me rreth 4 mijë vota të fituara.
LINKU, ku mund t’i gjeni rezultatet e para të KQZ-së
insajderi.com