×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool e fillon me fitore aventurën në Evropa Ligë, nuk gabon as Roma – këto janë rezultatet e plota nga tetë ndeshjet e para

    Insajderi
    21 September 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë përfunduar tetë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

    Rikthimin në Ligën e Evropës skuadra e Liverpoolit e shënoi me fitore, duke e mposhtur si mysafire LASK me shifrat 3:1.

    Golat për Liverpoolin i shënuan Darwin Nunez (minuta e 56’), Luis Diaz (minuta e 63’) dhe Mohamed Salah (minuta e 88’), kurse golin e nderit për LASK e shënoi Florian Flecker në minutën e 14’ të ndeshjes.

    Fitore sot regjistruan edhe Bayer Leverkuseni dhe Roma. Gjermanët e Xabi Alonson fituan bindshëm 4:0 ndaj skuadrës Hacken, kurse Roma e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Sheriff Tiraspolin. /kp/

    Rezultatet e plota:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark