Liverpoolit i ka takuar ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit.
“Të Kuqtë” triumfuan pastër 2:0 ndaj “Nëndetëses së verdhë” në stadiumin “Anfield”.
Përkundër dominimit total të Liverpoolit, gola nuk pati në pjesën e parë të sfidës.
Takimi u zhbllokua me autogolin e Estupian i cili në tentim për ta bllokuar harkimin e Henderson në krahun e djathtë dhe kësisoj topi u ndal në rrjetë.
Vetëm dy minuta më vonë, Sadio Mane i dhuroi Liverpoolit golin e qetësisë dhe të fundit në këtë përballje i cili e dërgon në ndeshjen e kthimit me një avantazh prej dy golave.
Ndeshja e kthimit në Spanjë luhet të martën e ardhshme.