×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli e bleu 60 mln €, pritet t’i bashkohet Milanit falas

    Insajderi
    10 February 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naby Keita do të largohet në fundin e sezonit nga Liverpooli. Mesfushorit i përfundon kontrata në verën e këtij viti dhe do të jetë opsion i lirë për shumë klube. Së fundmi, shtypi britanik ka raportuar se Milani ka shfaqur interesim për ta transferuar 28 vjeçarin në merkaton e verës.

    Keita është i lirë të nënshkruajë një parakontratë, sepse i lejohet të bëjë këtë zgjidhje në momentin që ndodhet në gjashtë muajt e fundit të kontratës. Lojtari nga Guinea numëron 127 paraqitje në total me Liverpoolin, në katër vitet e gjysmë në “Anfield”.

    Mesfushori ka shënuar 11 gola me “The Reds”, teksa në fundin e dhjetorit la pas dëmtimin dhe u rikthye në fushën e lojës. Këtë sezon, Keita numëron 6 paraqitje në Premier League.

    Me Liverpoolin ka fituar gjashtë trofe: Premier League, Champions League , Fa Cup, Carabao Cup, Botërorin për Klube dhe Superkupën e Anglisë. Milani transferoi Divock Origin nga Liverpool me parametra zero.

    Në të njëjtën mënyrë kuqezinjtë synojnë edhe firmën me Naby Keita. Ky i fundit u transferua nga Leipzigu te Liverpooli për 60 milionë euro në verën e vitit 2018.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark