×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli merr fitoren e gjashtë me radhë në Premier Ligë – ende mban shpresat gjallë për kualifikim në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    06 May 2023 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Liverpooli ka triumfuar minimalisht ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

    Pas vetëm 13 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Mohamed Salah që u asistua prej Virgil van Dijk.

    Mysafirët ia dolën të tundin rrjetën e vendasve, por goli i Ivan Toneyt në minutën e 39-të u anulua për pozicion jashtë loje.

    Në pjesën e dytë u pa një ritëm tjetër i lojës, për më shumë ishte më i dobët nga ai i 45 minutave të parë.

    Dy skuadrat nuk ia dolën të krijonin raste serioze për gol, duke bërë që takimi të përfundonte me një gol.

    Pas javës së 35-të, Liverpooli gjendet në vendin e pestë me 62 pikë, një më pak se Manchester United që ka dy ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të kenë punë me Leicesterin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark