Liverpuli ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Europa League.
Skuadra e Jurgen Klop, arriti të fitonte bindshëm në ”Anfield” ndaj LASK Linz, me rezultat 4-0.
Luis Diaz hapi serinë e golave në minutën e 12-të ndërsa tre minuta më vonë, Gakpo dyfishoi epërsinë.
Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 51-të, Salah shënoi për 3-0 nga penalltia, derisa Gakpo shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpulin në 90+2.
Me këtë fitore Liverpuli ka siguruar vendin e parë në Grupin E, vend ky i cili e kualifikon në 1/8 e finales së Europa League.
Në anën tjetër, LASK Linz mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.