Llapi e ka zhvilluar miqësoren e radhës gjatë ditës së sotme në Antalia të Turqisë.
Skuadra e Tahir Batatinës u përball me rusët e Akhmat Groznyt në bregdetin turk.
Ndeshja i takoi llapjanëve me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Bianor Neto.
Ndryshe, kjo ishte ndeshja e katërt miqësore për Llapin në tokën turke. /insporti.com/