Llapi është është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës pasi eliminoi skuadrën e Ferizajt duke e mposhtur me rezuiltat 0:2, shkruan Insporti.com.
Llapi është përballur sot me Ferizajn si mysafir në kuadër të fazës 1/16 të kupës.
Llapjanët kryen detyrën që në pjesën e parë duke shënuar dy herë përmes Alban Shillovës (’30) dhe Kastriot Selmanit (’39).
Me këtë fitore, Llapi i bashkohet Prishtinës, Ballkanit, Dritës, Gjilanit, Ramiz Sadikut, Onixit dhe Ulpianës në fazën tjetër.