Skuadra e Llapit edhe zyrtarisht ka marrë dritën e gjelbër nga Departamenti i Licencimit të klubeve për t’u pajisur me licencën e pjesëmarrjes në Evropë!
Gjatë ditës së djeshme klubi është njoftuar nga Departamenti i Licencimit të FFK-së se ka plotësuar të gjitha kriteret dhe ka dërguar dokumentacionin me kohë dhe të plotë për t’u çertifikuar për pjesëmarrjen në garat e UEFA-s për edicionin 2022/23.
“Ky është viti jonë i gjashtë me radhë që licencohemi dhe pa dyshim kjo është meritë e punës së palodhshme të secilit anëtar të klubit dhe administratës që tash e gjashtë vite me radhë e përgadisin me përpikëri KF Llapin për garat evropiane”, ka shkruar KF Llapi.