Në mesnatën e sotme, rrugën drejt Antalias së Turqisë do ta marrë edhe klubi i Llapit.
Klubi nga Podujeva do të niset drejt bregdetit turk për t’i zhvilluar përgatitjet e radhës para fillimit të stinorit vjeshtor.
Përpos përgatitjeve, Llapi do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje miqësore në Turqi.
Ndryshe, në Turqi momentalisht ndodhen edhe Prishtina, Gjilani, Ballkani, Malisheva, Drita dhe Dukagjini i Klinës.
Njoftimi i plotë i Llapit:
“Sonte pas mesnate ekipi ynë, KF Llapi niset drejt Antalisë për zhvillimin e fazës përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës.
Ekipi do të akomodohet në hotelin luksoz “𝐀𝐬𝐤𝐚 𝐋𝐚𝐫𝐚 𝐑𝐞𝐬𝐨𝐫𝐭 & 𝐒𝐩𝐚” për periudhën e qëndrimit nga data 21 janar deri më 3 shkurt.
Përveç stërvitjeve intensive nga dy herë në ditë, ekipi do t’i luaj edhe 5 ndeshje kontrolluese për të parë gjendjen reale para shumë sfidave me rëndësi që na presin në edicionin pranveror“.