×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Llapi vazhdon me zakonin e vjetër, njofton për largimin e portierit disa javë pasi e transferoi

    Insajderi
    09 September 2022 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i Llapit ka njoftuar se Agron Kolaj është larguar pas marrëveshjes së dyanëshme për shkëputjen e kontratës dy vjeçare, raporton Insajderi.

    Llapi nëpërmjet njoftimit në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se portieri Kolaj nuk do të jetë më pjesë e klubit.

    Kolaj dhe Llapi kishin arritur marrëveshje për dy vite, megjithatë kjo marrëveshje nuk u zbatua.

    Portieri, 21-vjeçar, ishte transferuar nga Besa e Pejës rreth dy javë më parë.

    Ky rast nuk është i vetmi që ndodhë kështu me skuadrën llapjane, pasi edhe më parë ka pasur kësi raste të njëjta.

    Një ndër ta rasti me mesfushorin Atdhe Grajqewci, që kishte nënshkruar kontratë afatgjate por kishte larguar brenda një kohë të shkurtë nga Llapi. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark