×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Logopedi Iljasa Fazliu abuzoi me 3 vjeçaren, flasin për Insajderin nga SHSKUK

    Insajderi
    27 November 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Logopedi, Iljasa Fazliu kishte abuzuar psiqikisht një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Pas raportimit të rastit nga familjarët, Fazliu u arrestua mbrëmë pas mesnate. Derisa, sot për Insajderin kanë folur edhe nga drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Ata thanë se do të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi.

    Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës thanë se me të parë lajmin në media, kanë kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë, nën menaxhimin e së cilës klinikë është Shërbimi i Logopedisë, që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi.

    “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institicionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë, nën menaxhimin e së cilës klinikë është Shërbimi i Logopedisë, që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi” – thanë nga drejtoria e SHSKUK.

    Ndryshe, siç ka mësuar Insajderi, Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

    Fazliu u avancua në këtë pozitë pa qenë pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark