Përfundimi i serisë së “Game of Thrones” është afruar shpejt, dhe jo të gjithë janë të lumtur për drejtimin ku po shkon. Por për fat të mirë, ka një lojë strategjike për telefona dhe PC që lejon tifozët të vendosin se si shkon storia.
“Reigns: Game of Thrones” nga Nerial kap dialogun e mençur dhe intrigat politike të serisë televizive “Game of Thrones” dhe shpërblen fansat e dedikuar për njohjet e tyre të serisë.
“Reigns” ju lejon të zgjidhni një nga nëntë liderët e serisë dhe të sundoni Fronin e Hekurt për aq kohë sa të mundeni.
Çdo sundimtar ka specifikat për të reflektuar personalitetin e tyre në shfaqje, dhe duke luajtur me pikat e forta të tyre mund të zhbllokoni sekretet dhe aftësitë e veçanta.
Ndërsa loja merr disa liri për të vendosur sundimtarët e ndryshëm në Fronin e Hekurt, storiet dhe dialogu nga loja ofrojnë disa ide argëtuese se ku do të mund të kishte kaluar serija gjatë sezonit të fundit.
“Reign: Game of Thrones” është e gatshme për shkarkim tani për iOS, Android dhe PC, dhe është në të vërtetë loja e tretë në serinë “Reigns”, por e para me temën e serialit.