Prishtina ka pësuar disfatë në “Fadil Vokrri”, nga Drenica me rezultat 0-1.
Drenica e shënoi golin e fitores me anë të Veliqit në minutën e dytë të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas përfundimit të takimit ka folur trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi për “Art Sport”.
“Golin e morëm herët, nuk ishte edhe shumë gabimi i lojtarit tonë pasi topi mori një trajektore të çuditshme. Mundem me thënë që lojtari i ndeshjes ishte portieri i Drenicës, nëse vazhdojmë kështu të luftojmë Prishtina do bëjë shumë mirë”, tha Munishi.