×
  • Sport
  • Sport

    Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, garon për të bronztën

    Insajderi
    06 November 2022 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Xhudistja kosovare u mund nga holandezja, Natascha Ausma, shkruan Gazeta Express. Një waza-ari i hershëm nga Ausma bëri që në fund ta fitonte lojën.

    Kuka tentoi deri në momentet e fundit për ta fituar ndeshjen, por nuk ia doli.

    Loriana Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.

    Në çerekfinale, Kuka eliminoi me dy ëaza-ari xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.

    Kujtojmë se të premten, Nora Gjakova arriti të stolisej me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark