UEFA ka vendosur që ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë do të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, i cili do të hidhet nga ora 13:30 në Stamboll, në arenën ku dje u hodh shorti për Ligën e Kampionëve dhe u shpallën më të mirët e vitit.
Së bashku me Canën do të jetë i pranishëm edhe turku Nihat Kahveci.
Sa i përket Ligës së Konferencës, është një kompeticion që zhvillohet për herë të parë, teksa është niveli i tretë europian për klube, pas Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës.
Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë, teksa Lorik Cana është caktuar ambasador i finales.
Vlen të theksohet fakti se në fazën e grupeve bëjnë skuadra të rëndësishme në futbollin europian si Totenhemi, Roma, Basel, PAOK, Union Belin, etj.