Xhudistja Loriana Kuka i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në “Jerusalem Masters 2022”.
Kuka është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës prestigjioze që po mbahet në Izrael. Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.
Duhet cekur se Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë e Laura Fazliu me atë të argjendtë, kurse Nora Gjakova zuri vetëm vendin e pestë.