×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Loving is Caring”: Një mbrëmje arti, ndërgjegjësimi dhe nderimi për Nënë Terezën

    Insajderi
    03 September 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 3 shtator, ora 18:00, në Katedralen “Nënë Tereza”, Prishtinë, organizohet eventi “Love is Caring: Një mbrëmje arti, ndërgjegjësimi dhe nderimi për Nënë Terezën. Ky aktivitet organizohet nga Elona Ndrecaj, e cila është Miss World Albania. Sipas saj, ky aktivitet shënon një festë të artit, frymëzimit dhe angazhimit social.

    Fryma e “Loving is Caring” tejkalon titullin e saj; është një thirrje e qartë për dhembshuri dhe solidaritet. Duke ndërthurur botën e artit me një kauzë të rrënjosur kaq thellë në trashëgiminë e Nënë Terezës, kjo ngjarje synon të hedhë dritë si mbi talentin e artistëve, ashtu edhe mbi vlerat e pavdekshme të bamirësisë dhe dashamirësisë. Siç thekson Elona Ndrecaj, Miss World Albania dhe organizatorja pas ngjarjes, ka të bëjë me ndërlidhjen e dashurisë sonë të përbashkët për artin dhe komunitetin për të sjellë ndryshime të prekshme aty ku nevojitet më shumë.

    Të pranishmëve ju premtohet një ekspozitë e shkëlqyer arti, ku artistet sjellin vepra arti duke rezonuar me temat e dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit. Të ardhurat nga shitja e këtyre veprave janë caktuar për një kauzë humanitare.

    Për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje magjepsëse dhe të mbështesin një kauzë të tillë, shënoni kalendarët tuaj dhe bashkohuni me ne ndërsa nderojmë trashëgiminë e Nënë Terezës përmes artit dhe miqësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark