×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luana Vjollca kopjon pak Beyoncen në dukjen e fundit

    Insajderi
    09 October 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, gjithmonë i ka mahnitur shikuesit me paraqitjet e saj televizive.

    Kësaj here ajo tërhoqi vëmendje me veshjen e saj në episodin e fundit të spektaklit që ajo po prezenton.

    Bukuroshja e ekranit pati veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa e pasme ishte me të zezë.

    Foto: Luana Vjollca/Instagram

    Në sy bien detajet që i ka fustani përpara, të cilat janë të ngjashme si të kostumit që Beyonce veshi gjatë turneut të saj të “Renaissance”, shkruan Telegrafi.

    Foto: loveisland.albania/Instagram

    Ky ishte njëri prej kostumeve mahnitëse, me të cilat Beyonce shkëlqente gjatë performancave të saj, e që edhe Luanës pa dyshim i rrinte në mënyrë perfekte.

    Kjo nuk është hera e parë që Luana tregon linjat e saj joshëse, e gjithmonë duke lënë shumë mbresa te ndjekësit e saj.

    Foto: Beyonce/Instagram

    Luana vazhdon të jetë njëra nga moderatoret shqiptare më te dashura të ekranit, duke sjellë gjithmonë projekte të mrekullueshme e duke arritur suksese të mëdha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark