×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lufta ndalet për Ramazan? Biden: Armëpushimi në Gaza mund të nisë javën tjetër

    Insajderi
    27 February 2024 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izraeli është i gatshëm të pezullojë sulmet në Gaza gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një armëpushim që mund të firmoset që javën e ardhshme.

    Është presidenti amerikan Joe Biden që e thotë diçka të tillë, mes raportimeve së është shënuar progres në negociatat e vazhdueshme mes përfaqësueseve të të dyja palëve në Katar.

    “Këshilltari im i Sigurisë më tha që jemi afër edhe pse nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që të hënën e ardhshme të kemi armëpushim.”

    Hamas po shqyrton një propozim të dakordësuar gjatë një takimi në Paris javën e kaluar, mes Izraelit, SHBA dhe negociatorëve nga Egjipti e Katari, që vlerësohet si shtysë më serioze drejt armëpushimit deri më tani.

    E mes gjithë shpresave që vijnë nga Uashingtoni, dy zyrtarë të Hamasit sugjeruan se deklarata e Biden se ujdia ishte arritur në parim, ishte e parakohshme. Sipas tyre ka ende pengesa që duhen kaluar.

    “Çështjet kryesore të armëpushimit dhe tërheqjes së forcave izraelite nuk përcaktohen qartë, çka vonon arritjen e një ujdie“, tha njëri prej zyrtarëve për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Sipas një burimi të afërt me bisedimet, draft propozimi parashikon 40 ditë armëpushim, gjatë të cilave Hamasi do të lirojë rreth 40 pengje, në këmbim të 400 palestinezëve të burgosur.

    Izraeli do të ripoziciononte trupat jashtë zonave të rrethuara. Banorët e Gazës, përveç burrave në moshë lufte, do të lejoheshin të ktheheshin në zonat nga ku ishin evakuuar dhe ndihmat do të përshpejtoheshin.

    E megjithatë propozimi duket se nuk përfshin kërkesën kryesore të Hamasit, për fund të përhershëm të luftës dhe tërheqjen e trupave izraelite./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark