×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lufta në Sudan, armëpushim 3 ditor

    Insajderi
    25 April 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë që kur ka filluar lufta në Sudan, palët kanë arritur marrëveshje për armëpushim për 72 orë.

    Qeveritë e huaja shpresojnë se armëpushimi do të mundësojë vazhdimin e evakuimeve të shtetasve të tyre nga Sudani.

    Shumë prej tyre kanë nisur evakuimin e diplomatëve dhe civilëve në kohën kur luftimet në kryeqytet u intensifikuan.

    Qeveria britanike ka nisur një evakuim në shkallë të gjerë të qytetarëve të saj nga Sudani duke përfituar nga armëpushimi.

    Përparësi do t’u jepet familjeve me fëmijë, të moshuarve dhe individëve me probleme shëndetësore ndërsa vlerësohet se ka 4000 shtetas britanik atje.

    Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytetin Kartum, midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit, shtetit të tretë më të madh në Afrikë.

    Për Sekretarin e OKB-së Antonio Guetters ekziston një rrezik real se dhuna në Sudan mund të përhapet edhe më gjerë në rajon, shkruan TvKlan, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark