×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lufta në Ukrainë detyron të rinj e të moshuar të mësojnë si të përdorin pushkën

    Insajderi
    09 March 2022 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa lufta Rusi-Ukrainë ndodhet në ditën e 14 të konfliktit midis dy vendeve, qindra civilë ukrainas janë detyruar të mësojnë se si të përdorin armët për tu mbrojtur nga armiku. Kurset për përdorimin e armëve kanë nisur në qytetin perëndimor të Ukrainës, në Lviv, ku qindra banorë po mësojnë se si të përdorin pushkën.

    Shumë prej tyre nuk kanë përdorur kurrë armë më parë, megjithatë ata shprehen të hapur të mësojnë, në mënyrë që të mbrojnë familjet e tyre, qytetin dhe atdheun nga ushtria ruse.
    Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit?

    Sot është dita e 14-të e pushtimit rus të Ukrainës. Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim të paprecedentë para deputetëve britanikë, duke thënë: “Nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim”.

    Këtu janë zhvillimet më të fundit:
    Rusia thotë se do të ndalojë të shtënat në pesë qytete të Ukrainës në orën 07:00 GMT për të lehtësuar korridoret humanitare. Këto do të jenë në Kiev, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol;

    -Të paktën 5,000 njerëz arritën të largohen nga qyteti verilindor i Sumy të martën, duke përfshirë 1,700 studentë të huaj;

    -Megjithatë, Ukraina thotë se përpjekjet për evakuim dështuan në qytetin port jugor të Mariupolit, sepse granatimet ruse vazhduan. Moska e mohon këtë;

    -Presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim të fuqishëm në Dhomën e Komunave dhe përsëriti thirrjen e tij të dëshpëruar për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë;

    -Më vonë, gruaja e tij Olena Zelenska ndau një letër emocionuese për situatën në Ukrainë. Ajo tha: “Janë disa dhjetëra fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetë”;

    -Ushtria e Polonisë që i ofroi avionët e saj Forcave Ajrore të SHBA-së, sipas Pentagonit është “e papranueshme”, mes shqetësimeve për një zonë të ndaluar fluturimi.

    -Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022;

    -Presidenti i SHBA Joe Biden konfirmoi një lëvizje të ngjashme, duke thënë se një ndalim i plotë i importeve të naftës dhe gazit rus do t’i japë një “goditje të fuqishme” Moskës;

    -McDonald’s mbyll 850 restorante në Rusi si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, ndërsa Starbucks dhe Coca-Cola Company ndalojnë operacionet./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark