×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Lufta për vaksinë”, vetëm edhe 6 mijë doza të Astrazenecës i ka në dispozicion Kosova

    Insajderi
    20 April 2021 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm edhe 6 mijë doza të vaksinës Astrazenec-a i kanë mbetur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë për të vaksinuar qytetarët e Kosovës.

    Nga donacioni prej 24 mijë doza të kësaj vaksine Kosova ka arritur të vaksinojë deri më tani 18 mijë qytetarë, shkruan Insajderi.

     Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderin nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Ministria ka ne dispozicion aktualisht 24 000 doza te vaksines Astra Zeneca. Deri sot jane vaksinuar mbi 18 000 mije qytetare”, thuhet në përgjigjet e MSH-së dhënë Insajderit.

    Ky kontingjent ishe dhënë në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do t’i merrte falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Nga këto vaksina deri më tani janë vaksinuar vetëm punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi moshën 80 vjeçe, kurse që nga 16 prill ka filluar edhe vaksinimi i pacientëve të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

    Ndërsa, sot Kosovës ju konfirmua donacioni i dytë i vaksinave nga Bashkimi Evropian.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, përmes një postimi në Twitter, deklarojë se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

    “Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.

    Plani shtetëror i vaksinimit në Kosovë është planifikuar që të bëhet në tri faza.

    Në fazë e parë, do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe imunizimi i personave mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike pritet të nisë më 8 prill.

    Në fazën e dytë do të vaksinohen personat nga 65 deri në 79 vjeç, të sëmurët kronikë, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, që ishin të përfshirë në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë së koronavirusit.

    Në fazën e tretë, do të nisë vaksinimi masiv i qytetarët dhe është planifikuar që të imunizohen nga 50 deri në 70 për qind e popullatës.

    Por, a do të mjaftojnë 6 mijë dozat e mbetura të vaksinës Astrazeneca për ta përmbyllur këtë planë ende nuk dihet, pasi që nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje për këtë pyetje.

    Aktualisht Kosova ka 12 mije e 285 raste aktive. /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark