Përmes zhvlerësimit të monedhës kombëtare, Kina mund të reduktojë ndikimin e tarifave të reja nga SHBA-ja dhe t’i bëjë eksportet e saj drejt saj më të lira.
Nga ana tjetër, një luhatje e madhe e huanit kinez mund të nxisë një largim të madh të parave nga vendi gjë që do të dëmtonte stabilitetin ekonomik të Kinës.Presidenti Donald Trump në një intervistë për Fox News, u shpreh se tarifat kanë nisur të largojnë kompanitë amerikane nga Kina drejt Vietnamit apo vendeve të tjera në Azi, sipas tij, nga marrëveshja me Kinën nuk mund të përfitojnë në mënyrë të barabartë të dyja palët.