Përgjithësisht në zgjedhjet parlamentare, qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të shohin kandidatë për deputetë që kanë më shumë mundësi financiare e mbështetje politike që ata të jenë të pranishëm në opinionin publik. Qytetarët nuk kanë mundësi t’i njohin të tjerët që kandidojnë, në mënyrë që përcaktimi i tyre të jetë më i lehtë dhe më i gjerë.
Njëri ndër njerëzit, i cili njihet për kontributin e veçantë në shoqërinë kosovare, por që profili i tij ka qenë lokal, është Musa Dragaj nga qyteti i Mitrovicës, për të cilin ne do të shkruajmë duke kaluar nëpër katër faza të jetës së tij.
Njeri i një familje të madhe
Musa Dragaj është kandidati me numër 105 në listën e AAK-së nga Mitrovica. I lindur në fshatin Leçinë të Komunës së Skenderajt. I martuar e baba i 9-të fëmijëve. I shkolluar për Oficer Rezervë në Prizren e i diplomuar në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë dhe punëtor i zellshëm për disa vite në Ndërmarrjet Publike të qytetit të Mitrovicës.
Aktiviteti publik në ndërtimin e sportit në Mitrovicë
Gjatë viteve 90 -ta, Musa Dragaj #105 mirret me organizimin dhe pavarsimin e sportit në Mitrovicë, ku ishte pjesë e kryesisë së Shoqatës së Sporteve të Pavarura. Më vonë mirret me organizimin e ligave sportive si: besketboll, futboll, boks, hendboll dhe sportet tjera e ku kontribut të veccantë jep në organizimin e ligës së futbollit deri në viti 1997.
Luftëtar i dalluar në UÇK
Me fillimin e luftës, ai rreshtohet përkrah djemve dhe vajzave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte njëri ndër eprorët e dalluar të luftës si pjesëtar i Brigadës “131 në Dukagjin”ku aftësitë e tij të fituara si officer i zbaton në praktikë për ta luftuar pushtetin e Serbisë. Luftëtar në Brigaden 138 “Agim Ramadani”, ku shërbeu si Komandant për mobilizim të ushtarëve për vijë të Frontit.
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim në Komunën e Mitrovicës
Musa Dragaj #105 për një kohë të konsiderueshme kontribuoi në qeverisjen lokale të Komunës së Mitrovicës. Ai ishte Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, në kuadër të nominiminit nga AAK. Ai shërbeu me nder dhe me dinjitet në interes të qytetarëve të Mitrovicës.
Musa Dragajn e gjeni me numër 105 në listën e Aleancës. Insajderi.org