×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Luftimet në Sudan, Blinken: Është qëlluar autokolona diplomatike amerikane

    Insajderi
    18 April 2023 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një autokolonë diplomatike amerikane u sulmua në Sudan të hënën, por askush nuk u lëndua, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    “Ky veprim ishte i pamatur, ishte i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt”, u tha ai gazetarëve në Japoni pas bisedimeve të G7.

    Sudani është përfshirë prej ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale.

    Më herët u raportua se ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O’Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartoum.

    Rreth 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se një mijë persona janë plagosur në tre ditë luftime në Sudan, sipas OKB-së.

    Si ushtria ashtu edhe një grup paraushtarak i quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në Khartoum, ku banorët janë strehuar nga shpërthimet.

    Ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin konfirmoi se O’Hara nuk ishte “i lënduar seriozisht”.

    Ai e përshkroi sulmin si një “shkelje të rëndë të detyrimeve për të mbrojtur diplomatët”.

    Martin e përshkroi ambasadorin si një “diplomat të shquar irlandez dhe evropian që po i shërben BE-së në rrethanat më të vështira”.

    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby tha se aktualisht nuk ka plane për të evakuuar personelin amerikan, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë dhe mbylljes së aeroportit të Khartoum, por ai u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që ta trajtojnë situatën “me seriozitetin më të madh”.

    Konflikti ka detyruar shumë civilë të strehohen në shtëpitë e tyre mes frikës së një konflikti të zgjatur që mund ta çojë vendin në kaos më të thellë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark