×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Luis Enrique publikon listën e Spanjës për ndeshjen ndaj Kosovës dhe dy takimet tjera të shtatorit

    Insajderi
    26 August 2021 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tekniku spanjoll ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit.

    Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Spanja është lider i grupit, por me një ndeshje më shumë se Suedia dhe tri takimet e shtatorit pritet të sjellin ndryshime në renditjen tabelore të Grupit B.

    Ndeshja e parë për kombëtaren La Roja është kundër Suedisë me 2 shtator, e dyta ndaj Gjeorgjisë me 5 shtator dhe e treta në Prishtinë me 8 shtator ndaj Kosovës.

    ‘Lista e shtatorit’ është gjithmonë e komplikuar për shkak të asaj që është luajtur pak dhe zgjidhjet e trajnerëve jo rrallëherë përfundojnë me befasi.

    Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe me listën e publikuar së fundmi nga Enrique, ku nuk mungojnë befasitë.


    Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez;

    Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol;

    Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez;

    Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark